E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet 10 kg kanabis në Muriqan

10 kilogramë kanabis janë sekuestruar këtë të mërkurë në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga transportuesi i lendes narkotike. I arrestuari është 27-vjeçari Arel Bitri.

 

Kapja e tij u bë gjatë kontrollit të detajuar, në mjetin tip “Volkswagen”. Droga ishte fshehur në pjesët anësoret poshtë dyerve, e ndare ne 12 pako. Destinacioni përfundimtar dyshohet se ishte një nga vendet e Bashkimit Europian.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë