Subscribe

Policia Kufitare së bashku me atë të Vlorës sekuestruan gjatë natës 1.28 tonë hashash në Karaburun gjatë operacionit të koduar “MEGA”. Lënda narkotike u gjet e fshehur në mal, shumë pranë gjirit të Bristanit, ndërsa ishte bërë gati për t’u nisur drejt Italisë.

 

Burime pranë policisë thanë se ngarkesa nuk është nisur për shkak të motit të keq ndërsa personat e dyshuar si posedues të saj kanë arritur të largohen duke u fshehur në pyll.

 

Ata kishin lënë 47 çantat e mbushura më hashash në vende të ndryshme në pyll, te cilat dyshohet se do te transportoheshin me gomone drejt Italise.

 

Sipas policisë, operacioni vijon ende me kontrollet nga toka dhe deti ne zonën e Karaburunit per te identifikuar dhe kapur trafikantet e drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *