E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Kronikë

Kapen “Zjarrëvënësit” e makinave në Elbasan

Policia ka zbardhur dy ngjarje kriminale në Elbasan ku janë djegur dy automjete në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020.

Dy persona me precedent penal të dyshuar edhe për disa ngjarje të tjera janë vënë në pranga.

U arrestuan elbasanasit G. H., 31 vjeç, i dënuar më parë për plagosje dhe B. R., 20 vjeçi dënuar më parë për vjedhje.

Në 24 dhjetor rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ata dyshohet se kanë djegur mjetin tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi K. K, ndërsa në datë 9 janar të këtij viti, rreth orës 00:10, në lagjen “28 Nëntori kanë djegur pjesërisht mjetin tip “Passat”, në pronësi të shtetasit Edvin Gjyli., punonjes policie.

Po nga informacionet e marra dyshohet se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Vazhdo të lexosh