Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Shkozës në Tiranë ku pas një sherri mes adoleshentëve, mbeti i vrarë me thikë Aureljo Dervishi 18-vjeç.

I riu u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan nga vendi i ngjarjes. Dervishi u dërgua menjëherë drejt Traumës, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas disa orësh, policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve në zonën e Farkës. Tre prej të shoqëruarve janë të mitur të moshës 15 dhe 16-vjeç, ndërsa i shoqëruari tjetër është identifikuar si Frensis Shehu 20-vjeç.

Policia po vijon me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit. Mbetet ende për tu sqaruar se cili ka goditur me thikë Dervishin, goditje që rezultoi fatale për atë.

Burime bëjnë me dije se shkak për konfliktin mes adoleshentëve dyshohet se është bërë një vajzë. Madje ajo ka qenë prezente në makinën që drejtohej nga viktima në momentin e konfliktit.

Konkretisht grupet e të rinjve që kanë qenë me makina fillimisht kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin. Më pas ata kanë ndaluar mjetet për tu sqaruar, por konflikti ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të ftohta./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *