Policia italiane ne provincën e Komos ka sekuestruar nje sasi te madhe kokaine prej 32 kg, si edhe rreth 234 mije euro kesh, ndërsa ka prangosur dy vëllezër shqiptare. Gjatë kontrolleve, policia pikasi një automjet që qarkullonte në mënyrë të dyshimtë dhe në brendësi të saj ndaloi dy vëllezërit shqiptarë si edhe nje sasi kokaine. Pas marrjes se tyre ne pyetje, Guardia Di Financa ushtroi kontrolle ne banesën e dy vëllezërve, ku gjeti edhe sasinë e konsiderueshme te kokainës me vlere tregu deri ne 4.5 milionë euro, si edhe sasinë e parave kesh te fshehura ne sirtarët e komodinave. Dy vëllezërit shqiptare, me iniciale A.N. 32 vjeç dhe Q.N. 34 vjeç jane dërguar ne paraburgimin e Komos deri ne përfundim te hetimeve. Autoritetet po hetojnë per lidhjet e tyre te mundshme ne rrjetin kriminal te trafikut ndërkombëtar te drogës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *