E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen në Tiranë, ekstradohen drejt SHBA dy amerikanë

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Uashingtoni.

 

Ndalimi i tyre është bërë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Uashingtonin/SHBA.

 

Reklamë

Sipas policisë shtetasit që u ekstraduan janë V. D., 30 vjeç, dhe A. I., 30 vjeç, të lindur në SHBA.

 

Informacionet bëjnë me dije se këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i ShBA-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë