Subscribe

Pas arrestimit të një dite më parë në Pescara të shqiptarit 31- vjeçar Marjon Kapllanaj e sekuestrimit të rreth 170 kg marijuhanë në automjetin e tij, policia italiane e qytetit të Foxhias ka mundur të arrestojë 3 persona të tjerë, dy nga te cilët shqiptare e të sekuestrojë edhe rreth 600 kg marijuanë.

 

Hetimet e forcave te rendit kane bere te mundur zbulimin e bashkëpunëtoreve te Kapllanaj, si edhe gjetjen e sasi se drogës te fshehur ne nje ndërtesë te braktisur qe shërbente si magazine. Ne ndërtesën qe ndodhej pranë detit ne Gargano, policia përveç sasisë se drogës gjeti edhe dy pistoleta. Ne pranga u vunë rojet e magazinës se improvizuar, shqiptaret Ardit Abilaliaj 25 vjeç e Ali Pulomemoj 24 vjeç si dhe një shtetas italian. Sipas policisë italiane, droga kishte mbërritur përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë vetëm pak ditë më parë. Vlera e drogës se sekuestruar ne treg shkon deri ne 4 milionë euro.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *