Kronikë
Kapen me 3. 5 kg kokainë, pranga dy shqipraëve në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi janë kapur me 3 kg e gjysëm kokainë.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët Aurel Hasanaj 30 vjeç e Meti Lika 35 vjeç janë ndaluar gjatë një kontrolli rrugor në territorin e provincës së Xhenovas.
Reklamë
Në automjetin me të cilën po udhëtonin tip Fiat Doblo janë gjetur të fshehura 3 pako me kokainë me peshë rreth 3 kg e gjysëm.
Ndërkohë aktualisht shqiptarët ndodhen në burgun Marassi në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




