Kapen me 10 kg kokainë, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me 10 kilogramë kokainë me një vlerë prej 1 milion e 200 mijë euro.
Ndalimi i shqiptarëve është bërë në Piza të Italisë, përmes qenit anti drogë nuhati praninë e substancës narkotike në bagazhin e mjetit luksoz.
Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka ndaluar në një pikë kontrolli tre shtetas shqiptarë të moshës 38, 35 dhe 29 vjeç, pa precedentë penalë dhe pa një vendbanim fiks.
Në momentin e ndalimit shqiptarët udhëtonin me dy automjete luksoze. Sjellja e tyre nervoze ka ngjallur dyshime, dhe pas kontrollit të detajuar dhe me ndihmën e qenit anti drogë, në një nga automjetet është zbuluar sasia rekord prej 10 kilogramë kokainë të pastër 100 për qind. Sipas të dhënave të para vlera e drogës arrin në 1 milion e 200 mijë euro.
Në përfundim të operacionit të policisë përveç drogës u sekuestruan dhe dy automjetet, 8 aparate celularë dhe më shumë se 4 mijë euro cash.




