Subscribe

Ky është momenti kur forcat operacionale ndërhyjnë dhe arrestojnë 4 të rinjtë e atentatit te Komuna e Parisit. Të dyshuarit që tentuan te ekzekutojnë me armë zjarri Lorenc Hoxhen, mbrëmjen e se enjtes, ishin fshehur në një apartament në Vlorë.

 

Sipas uniformave blu, sherri kishte ndodhur për motive banale ndërsa në pranga ranë Dejvis Rustemaj 27-vjeçari që qëlloi me armë në drejtim të automjetit, si dhe tre bashkëpunëtorët e tij Klajdi Kodra Igler Qose dhe Ardit Xhaferri. Kamerat e sigurisë së kryqëzimit në rrugë kanë fiksuar momentet kur Hoxha qëllohet me pistoletë dhe largohet me shpejtësi.

 

Burime pranë uniformave blu thanë se autori i dyshuar Dejvi Rrustemaj i ka shpëtuar nje atentati te ndodhur pak kohe me pare ne kinostudio ndërsa shoku i tij Klajdi Kodra kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu për plagosje, ndërsa mbi të rëndonin disa akuza. Një vit më pare Kodra së bashku me të vëllanë rrahën barbarisht një 39-vjeçar të Komuna e Parisit. Veç kësaj i riu është arrestuar edhe për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje sëbashku me një shokun e tij.

 

Policia sekuestroi edhe mjetin BMW X5 me te cilin lëviznin autoret. Atentati u filmua dhe nga kamera e nje makine, ndërsa i plagosuri qe ndodhet jashtë rrezikut per jetën Lorenc Hoxha njihej edhe me emrin Mariglen Hoxha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *