E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen “Kasapët” e bagëtive, kryen të paktën 14 vjedhje në Lezhë e Shijak

Dy shtetas janë arrestuar në Lezhë dhe Shijak pasi akuzohen për veprat penale “Vjedhje” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Kasapi” janë zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

 

Reklamë

 

Gjithashtu u sekuestrua një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të vjedhura.

 

Forcat e rendit arritën të arrestojnë shtetasit me iniciale A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin dhe E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

 

Shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

 

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura.

 

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë