Forcat e policisë së Australisë, Holandës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë arrestuar 17 persona dhe kanë kapur afërsisht dy tonë drogë, në një aksion të koordinuar mes tyre. Si pasojë e aksionit në këto tre vende, u ndaluan 1.8 tonë ekstazi, 136 kilogramë kokainë dhe 15 kilogramë metamfetaminë. Kjo sasi droge që do të mbërrinte në Australi, u ndalua nga autoritetet holandeze.

 

Policia federale australiane në një komunikim zyrtar bëri me dije se vlera e drogës në tregun e zi arrin deri në 642 milionë dollarë amerikanë. Hetimet për këtë rrjet të trafikut të drogës, sipas policisë australiane, kishin nisur që në vitin 2016, pasi ishin pikasur grupe të organizuara kriminale, të cilat përpiqeshin të importonin sasi të mëdha droge dhe duhan.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *