Zbulohen detaje të reja nga atentati i ndodhur dy ditë më parë ne burgun e Vaqarrit. Ekspertët e policisë pohojnë se kanë gjetur predhën e një arme me preçizion të lartë e llojit belxhik, nga e cila mbeti i plagosur në këmbë i dënuari Luli Dulja. Hetuesit sqarojnë se atentati ka ndodhur për motive hakmarrje dhe objektiv i sulmit ishte Gazmir Daci, i akuzuar për vrasje dhe plagosje të vëllezërve Kolaveri. Ekspertet po ekzaminojnë edhe 3 bishta cigaresh të gjetura rreth 250 metra larg burgut, ne vendin ku dyshohet se ndodhi atentati. Policia arrestoi te dielën dy autorët e dyshuar, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç. Gjatë kontrollit të makinës se tyre, në pjesën e poshtme të sediljes u zbuluan një palë dylbi për pamje në largësi, por arma e krimit nuk është gjetur ende.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *