E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Kapen armë, kokainë e kanabis, arrestime në Shkodër e Tiranë

4 persona u arrestuan nga policia e Tiranës gjatë operacionit antidrogë , të koduar me emrin “Orët e vona”.

Gjatë kontrollit të një lokali,  uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 12 doza kokainë.

Po gjatë këtij operacioni u  sekuestruan edhe disa doza kanabis sativa ndërsa një nga të arrestuarit rezulton me precedent të theksuar kriminal dhe kishte thyer masën e sigurisë “arrest ne shtëpi”.

Edhe në Shkodër policia ndaloi një 28 vjeçar të kërkuar nga drejtësia italiane dhe një shtetas tjetër pasi në banesën e tij iu gjet municion luftakak, nje kallashnikov dhe  disa fidanë të kultivuar cannabisi.

Reklamë

Prej disa ditësh policia e shtetit po zbaton një plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent e profil kriminal.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë