Subscribe

Një ngarkesë e madhe drogë është konfiskuar nga autoritetet malteze me destinacion Shqipërinë. 91.25 kg kokainë, ishin fshehur në 3 kontenjerë në Freeport dhe ishte e ndarë në 76 pako. 2 prej kontenierëve dyshohet se kishin destinacion të fundit qytetin e Durrësit.

 

Policia malteze, me anë të një deklarate për shtyp, njoftoi se “njësia për monitorimin beri skanimin e disa konteniereve dhe u vunë re parregullsi në tre prej tyre. Më pas u zbulua se pakot me kokainë ishin fshehur ne kompresorin e ftohjes së kontenierëve.

 

Sipas mediave kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri.  Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

 

Mediat malteze shkruajnë se ngarkesa e droges kap vlerën e 10.3 milion eurove. Operacioni zgjati deri në orët e para të kësaj të hëne dhe vjen një javë pasi autoritetet doganore gjetën dhe konfiskuan 24 kg kokainë të dielën e kaluar.

 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbulimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në trafikimin e droges.

 

Gjatë këtij viti në doganat e Maltës janë sekuestruar 606 kg kokainë me një vlerë prej 68.2 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *