Kronikë
Kapen 80 mijë paketa cigaresh kontrabandë në doganë

Administrata doganore ka sekuestruar 80 mijë pakea cigaresh kontrabandë.
Sipas njoftimit për shtyp, ato u kapën në pikën kufitare të Hanit të Hotit gjatë kontrolleve që kryhen për mjetet. Paketat kontrabandë u gjetën në një mjet mallrash.
Reklamë
Ato ishin të markës “Regina Red”, ndërsa ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Policia e Shkodrës po e heton më tej rastin.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




