E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Vendi

Kapen 8 klandestinë në Kapshticë

Policia kufitare e rajonit të Korçës, ndalon përsëri klandestinë sirianë dhe palestinezë në kufirin tokësor me Greqinë, në zonën e Devollit.

 

Burime të kësaj policie, thanë se ditën e enjte janë kapur 8 nga këta klandestinë, 5 prej të cilëve sirianë dhe 3 palestinezë. Procedura e trajtimit të klandestinëve të kapur vazhdon me shoqërimin e tyre në qëndrën e ngritur në Babrru.

 

Reklamë

Më shumë se problemi i trasferimit të klandestinëve sirianë, irakenë apo palestinezë, ajo që shqetëson policinë kufitare shqiptare është linja e mundëshme e trafikimit të tyre nga Greqia nëpërmjet kufirit jeshil.

 

Fakti që vetëm gjatë muajit korrik janë katur 35 klandestinë të tillë e tregon egzistencën e një linje trafiku me klandestinë sirianë kryesisht. Ndërsa bilanci nga fillimi I vitit është edhe më Iartë, me afro 170 klandestinë të kapur duke hyrë në territorin shqiptar nga pika të ndryshme kalimi të kufirit.

 

Pjesa më e madhe e klandestinëve të kapur dërgohen në qëndrën e krijuar pë ta në Babrru, pasi këta shtetas të huaj zakonisht kërkojnë strehim politik në vendin tonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë