E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kapen 7.2 tonë drogë nga ushtria e Meksikës, “aksion” në mes të detit, përfundojnë në pranga 15 persona

7.2 tonë drogë janë zbuluar nga ushtria e Meksikës.

Një aksion si nëpër filma është zhvilluar në mes të Oqeanit Paqësor. Sipas mediave të huaja, 5.6 tonë kokainë u zbuluan në tre motobarka të ndryshme, ku si pasojë u arrestuan 15 persona.

Reklamë

Në vazhdim të operacionit, u kapën edhe 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan

Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë