Kronikë
Kapen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi, ja ku ishte fshehur sasia

Sekuestrohen rreth 300 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një 40-vjeçari, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Reklamë
Në pranga përfundoi N.A., nga Maqedonia e Veriut.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




