E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen 3 persona që po pergatisnin mbjelljen e kanabisit në Martanesh

Bulqizë, operacioni “Ballenjë-2019” vë në pranga 3 persona për kultivim lënde narkotike

3 persona u arrestuan nga Policia e Bulqizës me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Këta shtetas, po përgatiteshin për të mbjellë kanabis në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh.

 

Reklamë

Për këtë arsye u organizua operacioni policor “Ballenjë-2019” , që arrestoi në flagrancë shtetasit :

 

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.

 

K.H,  25 vjeç, banues në Tiranë.

 

O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

 

  • Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

 

  • 1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

 

  • Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë