Subscribe

Policia  sekuestroi 1. 3 tonë  kanabis në aksin rrugor drejt Zvërnecit, ndërsa mësohet se hashashi po përgatitej për tu nisur me gomone drejt Italisë.

 

Blutë ranë në gjurmët e ngarkesës në momentin që ajo po transportohej me dy automjete drejt Aksit rrugor Triport- Zvërnec mbrëmjen e së martës. Një prej automjeteve rimorkionte gomonen.

 

Por edhe pse u vu në ndjekje të makinave trafikantët braktisën mjetet e duke përfituar nga errësira arritën të largohen.

 

Nga kontrolli policia gjeti në furgonin e përdorur nga trafikantët 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive me hashash. Fuoristrada transportonte gomonen me 3 motorra të fuqishëm e cila do të shërbente për transportin detar të ngarkesës. Policia nisi hetimet për identifikimin e trafikantëve ndërsa dyshohet se automjetet e përdorura janë të vjedhura.

 

Prej kohësh Vlora është kthyer në një nga rrugëkalimet më të përdorura nga trafikantët për transportin e tonelatave me hashash. Vetëm dy ditë më parë në Karaburun u sekuestruan 750 kilogramë ndërsa nga janari e deri në mars në Vlorë janë kapur 4.6 tonë kanabis të gjitha me destinacion final Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *