Një operacion policor i zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës në Shkup arriti të sekuestrojë 1.2 ton marijuanë.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike u gjet në një depo në lagjen Butel. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dha të tjera detaje mbi operacionin.

“Përmes Departamentit të Policisë Kriminale, në kuadër të masave të intensifikuara në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës në koordinim dhe udhëzim me Prokurorinë Publike Kavadar, aktualisht po kryhet një veprim në zonën e Shkupit, ku 12 paleta janë gjetur dhe konfiskuar në një depo në Butel. Droga peshon 1,240 kg, e paketuar në qese vakumi polietileni. Një person kundër të cilit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal në Prokurorinë Publike Kavadarci është liruar. Hetimi po vazhdon me qëllim të përcaktimit dhe zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në rastin e tregtisë së paligjshme të marijuanës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *