E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Kapen 1.2 ton drogë në Itali

Goditet nje tjetër rrjet i trafikut te drogës dhe armeve nga Shqipëria drejt Italisë. 3 shqiptare dhe pese italiane u prangosen gjate operacionit te emërtuar “Iliria”, te kryer nga policia e qytetit te Barit ne bashkëpunim me antimafian. 1,2 ton droge e llojit marihuane, nje kg kokaine e heroine, nje sasi eksplozivi, arme dhe fishekë u sekuestruan gjate aksionit. Arrestimet u kryen ne zona te ndryshme te Italisë oret e para te mëngjesit te kesaj te hene. Autoritetet italiane nuk i kane publikuar ende emrat e te ndaluarve. Transporti i lendes narkotike dhe armeve kryhej përmes detit. Vetëm javen e kaluar ne nje tjetër operacion te emërtuar “Riccio” u prangosen 31 persona, 12 prej te cilëve ne Shqipëri. Operacioni ndërkombëtar kunder trafikanteve te drogës u krye ne bashkëpunim me disa vende te BE, Italine, Gjermaninë dhe Spanjën.

 

 

Më shumë video

Reklamë