Subscribe

Vlora vijon të jetë një hambar droge, ku policia po bllokon tonelata me kanabis nga fshatrat e saj. Kjo është sasia prej 1.1 ton kanabis e sekuestruar një ditë më parë në gadishullin e Karaburunit. Lënda narkotike kishte si destinacion tregun italian. Pak orë nga sekuestrimi i saj, policia e Vlorës shoqëroi disa persona që dyshohet se kanë informacion për trafikantet. Këta të fundit arritën t’i shpëtonin policisë.

 

Lënda narkotike ishte e ndarë në 54 pako: deri në Karaburun ajo ishte transportuar me mushka, pasi në vendin e ngjarjes u gjetën 5 kafshë të tilla.  Ndjekja e trafikanteve nisi pas informacioneve se pranë Karaburunit ishte parë të lundronte një gomone, e cila nuk kishte kryer procedurat e daljes në det.

 

Menjëherë pas këtij sinjalizimi, polica kufitare në bashkëpunim me Delta Forcë dhe Guarda di Finanza nisën patrullimin zonës. Por personat që sollën drogën shpëtuan falë errësirës dhe terrenit të mbuluar nga pylli. 1.1 ton hashash ishte sasia e radhës e kapur dje në mbrëmje, vetëm pak orë pas bllokimit në ujërat italiane të jahtit luksoz me 4 ton hashash e me tre shqiptarë në bord.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *