Subscribe

Kaos dhe vonesa. Kjo ishte situata që u krijua sot në stacionet e autobusëve në Tiranë.

 

Pa paralajmërim, operatorët e transportit publik ulën numrin e urbanëve këtë të martë, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

 

Për pasojë njerëz te shumte mbeten ne stacione, ndërsa autobusët ishin të tejmbushur.

 

 

QYTETARË

 

1- “Kam gjysmë ore që pres, jam vonë për punë. Uroj që pronari të na mirëkuptojë dhe të mos na flakë në rrugë sepse edhe ai e sheh situatën.”

 

2- “Po pres, kam 10 minuta këtu, vonohen shumë.”

 

3- “Të afishohen oraret e autobusëve edhe ta dimë edhe ne sa vonohen. Jemi bërë vonë.”

 

Shoqata e Transportit urban argumentoi se shkak për këtë situatë u bë pamundësia ekonomike për të përballuar shtrenjtimin e çmimit të naftës.

 

Për këtë arsye, operatorët kërkuan dyfishimin e çmimit të biletës për qytetarët, nga 40 në 80 lekë.

 

Por Bashkia e Tiranës, e kontaktuar nga Vizion Plus, tha se kjo kërkesë e operatorëve nuk do të merret parasysh.

 

Sipas Bashkisë, nuk është në planet e saj që të mbledhë Këshillin Bashkiak për të rritur çmimin e biletës sepse operatorët e transportit po mbështeten me fonde për të përballuar situatën.

 

Përsa i takon përgjysmimit të flotës së urbanëve, Bashkia paralajmëroi se do të merren masa deri në heqjen e licencës për operatorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *