Kaos në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z, fansi i dehur ngjitet në skenë

Koncerti i fundit i Beyonce dhe jay-Z është shoqëruar me një incident të pazakontë. Një fans i dehur është ngjitur në skënën ku performonin artistët duke shkaktuar kaos.
Dy këngëtarët kanë mbajtur një koncert në Mercedes-Benz Stadium, në kuadër të turneut të tyre ‘On the Run II’.
Në momentin e ngjitjes në skenë të së fansit duket se çiftin e famshëm e ka përfshirë paniku.
Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale shihen valltarët fillimisht të habitur dhe pastaj duke vrapuar pas fansit. Ka qenë pikërisht ndërhyrja e valltarëve ajo që e ka ndaluar atë për të mos iu afruar çiftit të popullarizuar të muzikës.

https://twitter.com/BeyLegion/status/1033570207665741824
https://twitter.com/BeyLegion/status/1033729573266046976




