E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kaos në Britaninë e Madhe, pezullohen për disa orë fluturimet nga aeroportet e Londrës, Edinburgut dhe Birmingamit

Britani e Madhe – Një problem teknik që ndodhi pasditen e sotme (30 korrik) çoi në pezullimin e përkohshëm të fluturimeve që do të niseshin nga aeroportet e Londrës, Edinburgut dhe Birmingamit. Fluturimet hyrëse nuk u prekën, raporton BBC. 

Rreth orës 17:00 me kohën lokale, fluturimet rifilluan gradualisht. Autoriteti britanik i kontrollit të trafikut ajror (NATS) kishte kufizuar numrin e fluturimeve në zonën e Londrës për arsye sigurie. Problemi teknik u zgjidh rreth orës 18:30.

Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të përditësuar mbi fluturimet e tyre.

Shumë udhëtarë raportuan në rrjete sociale se qëndruan për orë të tëra në pista duke pritur të niseshin.

Nuk dihet ende natyra e saktë e problemit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë