Kaos në Asamblenë e Peshëngritjes, konfrontim fizik mes anëtarëve të federatës

Këto janë pamjet e tensionit dhe konfrontimit fizik që vijnë nga Asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Përjashtimi i ish-presidentit Elez Gjoza nga komisioni zgjedhor pak kohë më parë, u bë shkak i konflikteve mëngjesin e kësaj të shtune. Gjoza së bashku me anëtarët e tjerë kërkonin të hynin me forcë dhe të mos pranonin votimet për kandidatët e zgjedhur. Kaq mjaftoi që të krijohej kaos.
ELEZ GJOZE
ISH-PRESIDENT I FSHP
Reklamë“Jam i shqetësuar dhe i indinjuar për incidentet që ndodhën këtu. Asambleja është autoriteti që përcakton kandidaturat për federatën e peshëngritjes. Është fuqiplotë. Në një komision prej 3 vetash merr një vendim për përjashtimin e 3 figurave të mëdha përfshirë dhe mua. Populli sot është asambleja. Të shfuqizojë vendimin e atij komisioni që të na lejojë për të garuar në zgjedhjet presidenciale”
Pas tërheqjes së presidentit aktual Theodhor Masllavica, e vetmja kandidate për postin e presidencës në federatë ishte trajnerja nga Elbasani Eglantina Cuni.
Pas dështimit të asamblesë zgjedhore u vendos krijimi i një Asambleje të jashtëzakonshme më datën 14 dhjetor nga ku do të votohet dhe kthimi i Elez Gjozes, Asim Belinovës dhe Kreshnik Lekës.




