Subscribe

Të lëvizësh me automjet në Tiranë duket një mision i pamundur. Rrugë të bllokuara nga mjetet dhe qytetarë që presin me orë për të shkuar në punë, kjo është pamja e përditshme e kryeqytetit.

 

Edhe në fundjavë, Tirana duket se është paralizuar nga radhët e gjata të automjeteve. Ndërsa pritej që të paktën gjatë ditës së shtunë dhe të diel të ketë një reduktim të trafikut, asgjë nuk ka ndryshuar.

 

Në këto kushtet e pandemisë, edhe autoambulancat e kanë të pamundur të lëvizin pasi bllokohen në këto rrugë.

 

Ndërkohë që në akset kombëtarë është punuar gjatë viteve të fundit, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me nyjet rrugore në hyrje dhe dalje të Tiranës.

 

Situatë e rënduar paraqitet në kthesën e Kamzës dhe tek ish-Sheshi Shqiponja, e cila është pikërisht pika që lidh Tiranën me veriun dhe jugun e vendit.

 

Por gjatë ditëve të javës, trafiku është i rënduar edhe rrugët e brendshme të qytetit. Kjo situatë kaotike nis që në orët e para të mëngjesit dhe zgjat deri në orët e vona të mbrëmjes.

 

Të mbërrish në destinacion mund të duhen deri në dy orë. Edhe pse policia rrugore ka shtuar patrullimet nuk i ka dhënë dot zgjidhje problemit të trafikut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *