Paralajmërimtët për kaos me udhëtimet ajrore gjatë kësaj vere po faktohen cdo ditë e më shumë.

 

Këtë të dielë, qindra avione nuk u ngriten në udhëtim si pasojë enjë greve disa oreshë që zhvilluan në Itali, punonjësit ë linjave ajore të kosto të ulët “loë cost”, të cilët iu janë bashkuar edhe kontrolloret e fluturimeve (Organi Kombëtar i Asistencës së Fluturimit).

 

Greva u iniciua nga stjuardesat të cilët kërkojnë kushte më të mira pune.

 

Në Fiumicino pati rreth 50 fluturime të anuluara, 40 në Bolonjë dhe po aq në Bari.

 

Kompanitë që anuluan më shumë fluturime ishin Ryanair, Malta Air, Easyjet dhe Volotea.

 

Ita Airëays që anuloi 122 udhëtime bëri të ditur se 50%  e pasagjereve që u preken nga ky kaos do të mund të fluturojnë nesër, ndërsa 50% të tjerë brenda dy ditëve të ardhshme.

Situata e vështire më fluturimet është në të gjithë Europën. Sipas parashikimeve janë mbi 16 mijë udhëtime ajrore që mund të anulohen gjatë muajit gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *