Kanye West dhe Bianca Censori vendosën t’i japin martesës së tyre një shans të dytë

Kanye West dhe Bianca Censori vendosën t’i japin martesës së tyre një shans të ri. Sipas PageSix, reperi i famshëm dhe modelja australiane “kanë folur shumë gjatë javës së kaluar dhe nuk janë gati të heqin dorë nga njëri-tjetri”.
Ribashkimi i tyre vjen një javë pasi vendosën të ndahen pas dy vitesh martesë. Çifti u pa së bashku në evente të ndryshme në Los Angeles gjatë fundjavës, duke ndezur thashethemet për një ribashkim. Mbrëmjen e së shtunës, arkitektja 30-vjeçare është parë e veshur me një pelerinë të zezë, ndërsa fytyrën e ka mbuluar, teksa ka shoqëruar reperin 47-vjeçar në premierën e filmit.
Kanye West and Bianca Censori ‘trying to make marriage work again’ after post-Grammys split and offensive rants https://t.co/H51lW6y4x9
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) February 25, 2025
Reklamë
Më 13 shkurt, Page Six konfirmoi se Bianca Censori i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Kanye West. “Ajo kishte arritur kufijtë e saj. Bluza me svastika që West po shiste ishte pika e fundit. “Ajo i tha se kjo nuk e shpreh atë dhe se nuk mund të lidhet me diçka të tillë”, kishte thënë në atë kohë për mediat një person nga ambienti i saj.



