Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish për kandidaturën e Simon Mirakës në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

 

Balla sqaron se nuk ka asgjë kundër Mirakës ndërsa shkruan se ‘propozimi me 28 firma deputetësh ishte depozituar katran me bojë’.

 

“Lidhur me debatin e krijuar për një prej kandidaturave për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dua të sqaroj si më poshtë:
Ne nuk kemi asgje kundër zotit Miraka personalisht, por propozimi me 28 firma deputetësh ishte depozituar katran me bojë. Le të pastrohet propozimi nga boja e katranit dhe më pas të rivijë i pastër, sepse të kesh sot mbështetjen e Saliut është sot njësoj si të kishe dikur mbështetjen e Sigurimit të Shtetit, dy kategori anti-amerikane me të njëjtin ves të keq kundër demokracisë”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *