Subscribe

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dy javë pas propozimit të presidentit Ilir Meta për të marrë kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka folur këtë të hënë para Komisionit të Ekonomisë.

 

Në fjalën e saj Tusha ka thënë se propozimi nga Meta është një përgjegjësi për të.

 

“Përgjegjësi për mua propozimi i presidentit. Drejtimi i KLSH të jetë sipas frymës së vendeve të përparuara. KLSH të ketë cilësinë e caktuar të institucionit si i pavarur . Komunikimi me parlamentin është shumë i rëndësishëm.”

 

Nëse do të përzgjidhej në krye të KLSH gjyqtarja premtoi se do të sjellë përvojat më të mira profesionale në krye të këtij institucioni.

 

“Është angazhuar në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit, parë dhë në përmbushjen e një prej kritereve vlerësuese për celjen e negociatave për në BE, KLSH do të kontribuojë në këtë drejtim duke përmirësuar metodat audituese.”

 

 

Pas fjalës së Tushës, kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, ka thënë se ky Komision do të hartojë një raport të cilin më pas do ta depozitojë në Kuvend.

 

Tusha është kandiduar në këtë post pas përfundimit të mandatit aktual të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj. Mandati i kreut të KLSH-së është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH-së bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhet nga Kuvendi me votë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *