E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kandidati për kreun e PD tallet me Bashën: Kryeministri nuk largohet me thirrjet “Rama ik”

Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli zhvilloi këtë të enjte një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë.

 

Duke ironizuar Lulzim Bashës, ai tha se kryeministri nuk largohet duke thirrur “Rama ik”.

 

Reklamë

Ai shtoi se lideri demokrat u fokusua tek kauza të vogla, duke i quajtur “rastësore të gjetura në rrugë si sende”.

 

“Ai nuk largohet duke i thënë ‘Rama ik’, duhet të jemi ne të zotë të ngremë një baticë të madhe elektorale për ta përjashtuar atë nga pushteti. Nëse nuk e bëjmë dot këtë, nuk është faji i askujt, përveç liderit. Ndaj mora vendimin por të dalë këtu sepse e kam parë sesi e ka kuptuar gabim ai opozitën, ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende. Si Astiri, dializa,  pse këto ishin hapësirat e vetme korruptive? Do kaloni mbi trupin tonë për të bërë këtë apo atë, me kauza të vogla. Opozita jep mbështetje morale por nuk mund të identifikohemi ne me kauza. I harxhon energjitë 1 vit e gjysmë me Astrin, ndërsa ata morën lekët në xhep e ikën se kishin ndërtime pa leje, kjo është të mos bësh kauza programore, por rastësore që mbyllen në mënyrë shumë të paqartë. Kjo është të konceptosh totalisht gabim”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë