Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati dhe vëllai i tij, Altin Nallbati janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me një shofer kamioni mbrëmjen e të shtunës.
Sipas policisë, konflikti nisi pasi Altin Nallbati ndaloi makinën në rrugë, te rrethrrotullimi i Mirasit në Bilisht, duke penguar qarkullimin. Ai e ndaloi mjetin para një kamioni dhe menjëherë zbriti për të debatuar me shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë.
Në makinë së bashku me të ishte edhe kandidati për deputet, Bledjon Nallbati.
Konflikti verbal mes tyre ka degraduar dhe Altin Nallbati ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shoferin.
Në konflikt u përfshi edhe Bledjon Nallbati, fillimisht për ta qetësuar situatën, por më pas, edhe ai ka ushtruar dhunë, duke goditur drejtuesin e kamionit.
Pas ngjarjes, policia arrestoi Altin Nallbatin, i akucuar për dëmtime të tjera me dashje, prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.
/vizionplus.tv





