Subscribe

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është kandidati i vetëm që votohet sot në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryebashkiak të Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit.

 

Në një prononcim për mediat Boçi tha se edhe pse është i vetëm në garë, secila votë që do hidhet është e rëndësishme.

 

Simpatizantët kanë ardhur të shprehin të drejtën e tyre me votë. Unë jam i vetëm, por dhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj, anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. I tillë është procesi në të gjithë Shqipërinë. Ky proces duhet të jetë shembull sesi votohet. Pa shantazh e blerje të votës. Themeli i demokracisë është vota e lirë.”, tha Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *