Partia Socialsite ka regjistruar në KQZ të gjithë emrat e kandidatëve për kryebashkiakë. Por ajo ç’ka ra më shumë në sy është se në listën e kandidatëve është përfshirë edhe emri i Agron Malajt, I cili ka qenë pjesë e gardës në 21 janar 2011.

 

I pyetur për këtë detaj, në konferencën e kësaj të marte, kryeministri Rama deklaroi se ai në 21 janar nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ka njoftuar imtësisht për këtë ngjarje.

 

“Ka qenë pjesë e atij grupi por është provuar katërcipërisht se nuk ka shkelur asnjë nen të ligjit. Faleminderit që më dhe mundësi për ta sqaruar këtë sepse bëhet shumë propagandë. Në cilën pjesë të imagjinatës mund të vendoset për të pranuar një lidership lokal të PS-së një person që mund të ishte qoftë dhe moralisht fajtor. E kundërta është e vërtetë, është një nga njerëzit që ka njoftuar imtësisht për 21 janarin. Jam shumë i qetë në këtë drejtim. Kurrë nuk i kam futur njerëzit në një thes dhe kam pasur shqetësim të vecantë kur janë futur të gjithë në një thes. Fakti që nuk jemi njësoj tregohet se dhe për tre shkopinj gome në kurrizin e Sahit Dollapit bëhet nami.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *