Subscribe

Kandidati i opozitës per Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu, ka sulmuar ministrat Gjiknuri e Ahmetaj, ardhja e te cilëve ne kete zone pas rritjes se çmimit te energjisë elektrike dhe korrupsionit me hidrocentralin e Skavices, sipas tij fyen dibranet. Gjate takimeve me banore.

Në Arrëz, Katund i Ri, Hotesh dhe Lishan i Epërm kandidati Shehu shpjegoi prioritetet e punës se tij nëse fiton ne 11 shtator.

Sherefedin Shehu: Në bashkinë e Peshkopisë ka mundësi që edhe me buxhetin ekzistues edhe me ndërmarrje, makineri që ka bashkia dhe që nuk varen nga dëshira e kryeministrit sepse ky kryeministër nuk ka vullnet dhe dëshirë ta mbështesë Dibrën, të realizojmë projekte që duken të vogla por që për ju janë shumë të rëndësishme. E para, të kryejë shërbimet e domosdoshme për qytetarët, mbledhjen e mbeturinave. Problemi i dytë, është sistemi i kanalizimeve. 

Ndërkohe, kandidati i koalicionit qeverisës Muharrem Rama takoi banoret e fshatrave Kishavec, Limjan e Kander, te cileve u premtoi se do te eliminoje problemet ne ndarjen e ndihmës ekonomike.

Muharrem rama: Ndihma ekonomike do të shkojë aty ku të ketë nevojë. Këtë e them me bindje të plotë se me të marrë bashkinë, ndihma do ti shkojë vetëm atij që i takon.

Per banoret e fshatit Limjan kandidati Rama premoi investime ne infrastrukture

“E di që problem më i madh këtu është rruga. Do ta fusim në projektet e bashkisë së ardhshme për bërjen e kësaj rruge me standarde.”

Pjese e programit elektoral te kandidatit Rama është edhe rikonstruksioni i varrezave te dëshmoreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *