E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kandidatët në listë dorëzojnë dorëheqjen nga mandati në KQZ

Kreu demokrat, Lulzim Basha së bashku me protestuesit ka marshuar në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kandidatët e listave zgjedhore të opozitës do të depozitojnë tërheqjen nga mandati i deputetit.

 

Gjatë marshimit drejt KQZ, Basha shoqërohej nga drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi, Sekretari I Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi si dhe deputetët e opozitës apo dhe aleatët e tij.

 

Në hyrje të KQZ, protestuesit e opozitës u ndalën nga policia, ndërsa përfaqësuesit ligjor të opozitës së bashku me liderat u ngjitën drejt zyrave të KQZ ku depozituan refuzimin e mandatit nga kandidatët pasues të listave të opozitës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë