Subscribe

Për herë të parë pas miratimit të reformës në drejtesi në korrikun e 2016, parlamenti ka nisur procedurat per ngritjen e gjykates Kushtetuese.

 

Me 84 vota parlamenti ka te drejte te zgjedhe dy anetaret e kesaj gjykate dhe sot komisioni I ligjeve ka degjuar 3 kandidatet qe garojne për këto vakanca. Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji jane te treja keshilltare prane gjykates Kushtetuese dhe jane vleresuar me me shume pike nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi.

 

Seanca ishte e shkurtër dhe socialistet shmangen dhe pyetje dhe komentet.

 

 

ARTA VORPSI

 

KANDIDATE

 

“Duke qene se kam një përvojë të gjatë pranë Gjykatës Kushtetuese, e njoh mirë këtë institucion jo vetëm nga pikëpamja institucionale dhe organizative por edhe nga pikëpamja e praktikës, pra nga vendimarrja substanciale e saj.”

 

 

ELSA TOSKA

 

 

KANDIDATE

 

 

“Krijimi i nje jurisprudence të re post-reformë, me ndryshimet e mëdha që ka sjellë në juridiksion dhe kompetencë kushtetuta dhe ligji për gjykatën kushtetuese.”

 

FIONA PAPAJORGJI

 

KANDIDATE

 

“Mendoj se ka ardhur koha që Gjykata Kushtetuese duhet të kalojë në një stad të ri, atë të forcimit të parimeve dhe vlerave kushtetuese .

 

 

Të treja kandidatet garojnë jo vetëm për dy anetaret që zgjedh parlamenti por edhe për anëtarin që zgjedh presidenti; duke u bere keshtu praktikisht anetare te gjykates Kushtetuese.

 

Sipas ligjit, presidenti ka kohe te shprehet deri në 8 nëntor, në rast te kundert Arta Vorpsi e renditur e para do te behet anetare e Gjykates Kushtetuese. Ndersa parlamenti do te shfrytezoje afatin e fundit qe I lejon ligji dhe do ti votoje kandidatet ne seancen e 14 nëntorit.

 

Sipas Kushtetutes anëtarët e rinj të Gjykates Kushtetuese votohen me 84 vota e ne rast se ne parlament do te ishte PD e LSI beteja do te ishte e gjate dhe e ashper, por ne kushtet ku ndodhet sot parlamenti, mazhoranca nuk e ka problem te siguroje edhe 5 vota me teper per te miratuar anetaret e rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *