E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kandidat në Durrës e Vlorë/ Rama: Garë mes njerëzve të nënës dhe babait

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Durrësi kandidimin e tij për deputet në dy qarqe, Durrës dhe Vlorë.

 

Rama u shpreh me humor se në fund të garës së 25 prillit do të vendosë të jetë deputet në zonën që do e dojë më shumë.

 

Reklamë

Ai tregoi dëshirën për të bërë për Durrësin të njëjtat gjëra që ka bërë për Vlorën.

 

“Unë nuk mund të kem dy vende në Parlament dhe në fund do të më duhet të zgjedh njërin dhe do të zgjedh atë që më do më shumë. Është një garë mes njerëzve të nënës dhe të babës. Jam kurioz të shoh se kush do të më dojë më shumë. Jam shumë i vendosur që dua të bëj për Durrësin atë që Durrësi pret dhe meriton dhe ta shëroj me fakte edhe një xhelozi që është krijuar për Vlorën. Motivimi im për të ardhur në Durrës lidhet edhe me disa punë që janë vënë tashmë në vijë.”

 

 

Më shumë video

Reklamë