E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kanceri i gjirit, sëmundja që “mundet me buzëqeshje”

 

Nje përbindësh. Kështu e quan Brunila Alimerkaj sëmundjen e kancerit te gjirit, qe i është shfaqur qe para 10 vitesh. Nëse nuk e lufton dhe bashkëjeton me te, atëherë lufta është e humbur. Por ajo ka zgjedhur ta luftoje, ti buzëqeshe kesaj sëmundje qe te “vret” vetëm nga emri. Ia ka dale. Por ajo asnjëherë nuk e harron çfarë ka kaluar.

 

Ajo u ben  thirrje te gjitha grave qe te bëjnë kontrolle periodike per kancerin e gjirit, dhe jo vetëm ne tetor.

Reklamë

 

Shefi i kirurgjisë se onkologjikut ne QSUT, Helidon Nina tregon se akoma ka raste qe vijnë ne gjendje te avancuar sa i përket kancerit te gjirit. Por qe nuk mohohet fakti se femrat shqiptare janë ndërgjegjësuar per kontrollet qe duhet te bëjnë.

 

Mjeku tregon edhe se cilat janë shkaktaret kryesore qe ndikojnë ne shfaqjen e kancerit te gjirit.

 

Sipas statistikave, ne nje vit ne spitalet publike diagnostikohen rreth 550 raste te reja me kancerin e gjirit, dhe kjo shifër nuk përfshin spitalet private, si dhe ata paciente qe vendosin te kurohen jashtë vendit.

Më shumë video

Reklamë