Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për korrikun

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Kancelari Scholz optimist: Me Trump mund të gjendet një strategji e përbashkët për Ukrainën

7 Dhjetor 10:31

Kancelari gjerman Olaf Scholz duket optimist se do të jetë në gjendje të pajtohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për një strategji të përbashkët për Ukrainën, pasi ka folur tashmë me të në telefon.

“Unë jam optimist se ne mund të zhvillojmë një strategji të përbashkët për Ukrainën,” tha kancelari Scholz në një intervistë.

Ai thekson se e konsideron të një rëndësie të madhe që “asgjë nuk mund të vendoset pa mendimin e popullit ukrainas”.

“Është diçka që ia kam bërë të qartë Presidentit (të Ukrainës) Zelensky gjatë vizitës sime në Kiev në fillim të javës”, shton ai.

Kancelari Scholz thekson se ka folur “në detaje” me presidentin e zgjedhur amerikan dhe se stafi i tij është në kontakt me këshilltarët e Trump.

Intervista vjen përpara mbërritjes së disa liderëve evropianë në kryeqytetin francez për rihapjen e katedrales Notre-Dame, e cila do të jetë rasti për konsultime intensive dhe një “tete-a-tete” e mundshme midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Të dy liderët u takuan në shtator në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Lufta në Ukrainë pritet të jetë një çështje kryesore në fushatën zgjedhore të Gjermanisë, pas rënies së koalicionit qeverisës tre-partiak muajin e kaluar, i cili çoi në një garë të hershme në zgjedhje në shkurt.

Friedrich Merz, lideri konservator i opozitës, i cili është favorit për të pasuar Scholz si kancelar, ka dalë në favor të dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë. Olaf Scholz nuk e mbështeti këtë veprim, duke besuar se mund të përshkallëzonte luftën.

Të hënën, Scholz njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën gjatë një vizite të papritur në Kiev, e cila tha se i dërgoi një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se Gjermania do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Scholz trump Ukraine

Nga e njëjta kategori

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për korrikun

më shumë...

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem, sa pritet të shënojë termometri ditën e martë

më shumë...

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka “Qemal Baholli” në Elbasan mbushet nga fëmijët dhe gjyshërit e tyre

më shumë...

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:26

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për...

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

4:21

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet...

4:18

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka...

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.