Kanada dhe Meksika i kundërpërgjigjen tarifave të vendosura nga Trump

Udhëheqësit e Kanadasë dhe Meksikës i janë kundërpërgjigjur presidentit a merikan Donald Trump pasi ky i fundit vendosi tarifa drastike deri në 25% për eksportet e tyre në SHBA.
Ndërsa Kina e cila u godit gjithashtu me tarifa të larta tha se do të ankohej në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau doli të shtunën në mbrëmje në një fjalim drejtuar popullit, ku njoftoi masa konkrete dukë përfshirë tarifa deri në 25%.
“Trump ka vënë në rrezik aksesin e konsumatorëve dhe industrive amerikane në mineralet dhe burimet kritike kanadeze shumë të nevojshme, duke përfshirë naftën, energjinë dhe lëndën drusore”, tha Trudeau.
Trudeau u bëri thirrje kanadezëve që të blejnë më pak produkte nga SHBA dhe të zgjedhin produktet dhe shërbimet kanadeze në vend të atyre amerikane.
“Ne nuk e kërkuam këtë, por nuk do të tërhiqemi”, shtoi ai.
Gjithashtu, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum tha se ishte urdhëruar ministrin e ekonomisë së vendit të zbatonte masa tarifore për të mbrojtur interesat e vendit. Ajo iu përgjigj gjithashtu deklaratave të Trump se qeveria e Meksikës dhe trafikantët e drogës në vend kishin një aleancë të patolerueshme.
“Ne hedhim poshtë kategorikisht shpifjet e Shtëpisë së Bardhë për qeverinë e Meksikës që ka aleanca me organizata kriminale”, deklaroi Sheinbaum.
Trump kishte paralajmëruar tarifa të shtuara edhe ndaj Bashkimit Europian por deri më tani, nuk ka asnjë vendimarrje. /vizionplus.tv




