Kronikë
Kanabis, LCD, ekstazi dhe kokainë, pranga shpërndarësve të drogës

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga përfunduan tre të rinj. Dy prej tyre u arrestuan në fshatin Shëngjergj. Ata u kapën në flagrancë nga blutë e kryeqytetit gjatë momentit që po shkëmbenin 7 kilogramë kanabis.
Ndërsa personi i tretë u ndalua pas një operacioni të zhvilluar nga efektivët e policisë së komisariatit numër dy.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të riu, policia gjeti drogra të ndryshme sintetike si: ekstazi, LCD apo dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe një aparat celular.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë




