Kualifikueset e kupës së botës për zonën e Amerikës së Jugut kanë dhuruar dy rezultate befasuese të cilat e kanë bërë edhe më interesant luftën në këtë grup.

 

Kampionët e botës në fuqi Argjentina, pësuan disfatë në shtëpi kundrejt Uruguait, duke marrë humbjen e parë që pas asaj që i shkaktoi Arabia Saudite në botërorin e Katarit në fazën e grupeve.

 

Kundërsulmet perfekte të skuadrës së drejtuar nga Marselo Bielsa dhanë rezultatin që do të dëshironte Uruguai në Bombonera.

 

Miqtë humbën një rast të artë që në fillim me Nunjez dhe më pas ishte Messi që u përgjigj, por pa mundur të shënonte. Uruguai shënoi golin e avantazhit në minutën e 41 përmes Araujos, i cili u shërbeu nga e majta përmes Vinjës.

 

Në startin e pjesës së dytë Portieri mik Roshe, bëri mrekulli pas gjuajtjes së Tagliaficos, ndërsa Lautaro Martinez pati gjithashtu një shans për të barazuar. Megjithatë në të 87 ishte Darvin Nunjez që finalizoi një zbritje perfektë të Uruguait.

 

Argjentina e Messit pëson humbjen e parë në eliminatore ndonëse kryeson ende renditjen me 12 pikë, tanimë 2 më shumë sesa Uruguai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *