E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kampionë bote! Mediat ruse: Çifti i famshëm të përfshirë në aksidentin tragjik të avionit në Uashington

Minutat kalojnë dhe po dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik ajror që ndodhi sot, më 30 janar, në aeroportin e Uashingtonit, kur një helikopter ushtarak u përplas me një avion pasagjerësh, i cili kishte të paktën 64 persona në bord.

Numri i viktimave raportohet të jetë i lartë, dhe mes tyre dyshohet të jenë çifti i njohur i kërcimtarëve të patinazhit rus, Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, kampionë bote. Syskova, 52 vjeçe, dhe Naumov, 55 vjeç, ishin dikur partnerë sportivë dhe prej vitesh ishin bashkëshortë. Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se ata ndodheshin në bordin e avionit të “American Airlines”, që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac.

Reklamë

Çifti fitoi kampionatin botëror të patinazhit në çift në vitin 1994 dhe ishte shumë i njohur për sukseset e tij. Gjatë karrierës së tyre, ata morën shumë çmime dhe nderime në gara ndërkombëtare. Pas pensionimit në vitin 1998, ata filluan të punonin si trajnerë dhe kishin jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë moment, nuk është e qartë nëse ka pasur të mbijetuar nga ky aksident tragjik. CBS News raportoi se deri tani janë gjetur 18 trupa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë