E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kampionatet në Europë

Real Sosiedad San Sebastian rikthehet te fitorja ne javën e 24 te kampionatit spanjoll. Ne ndeshjen e vështire ne transferten e Las Palmas skuadra e Eusebio Sacristan ka besuar te fitorja dhe ne fund është shpërblyer, ndërsa vendasit luajtën me mire dhe patën raste te shumta, por portieri Rulli ishte ne lartësinë e detyrës. Ne minutën e 75 numri 10 i miqve Havi Prieto shfrytëzon nje gafe te vërtete te portierit vendas Javi Varas dhe shënon ne portën e boshatisur. Las Palmas ka kërkuar serish golin edhe me nje rofeshate spektakolare te Kevin Prince Boateng, por pa rezultat. Sosiedad ngjitet ne kuotën 44 pike nje me pak se Ateltiko Madrid e vendit te katërt qe te dielën pret Barcelonën ne shtëpi. Las Palmas mbetet e 12 me 28 pike.

 

Ne Gjermani Verder Bremen befason Volfsburgun ne shtëpi ne ndeshjen hapëse te javës se 22 dhe e tërheq skuadrën e ujqërve ne luftën per mbijetese. Dy gola te shpejte te Serzh Gnabrit ne minutat 10 dhe 18 i kane dhëne nje avantazh te papritur miqve. Borja Majoral i ardhur nga Reali i Madridit shkurton diferencat ne minutën e 19, por këtu mbyllet ndeshja. Deri ne fund ka luajtur vetëm nje skuadër, ajo vendase, qe ka goditur shtyllën, por ka qene edhe e pafat me arbitrin por rezultati nuk ndryshoi dhe Verder Bremen merr tre pikeshin dhe ngjitet ne kuotën 22 po aq sa edhe volfsburgu.

 

Reklamë

Ne France Nisa mund Monpeljene ne javën e 27 dhe ngjitet ne kuotën e 59 pikëve. Megjithatë ne Allianz Riviera vendasit ishin ne disavantazh deri ne minutën e 68 pasi miqtë kaluan te paret ne avantazh ne fillim te ndeshjes me ane te Mounie. Megjithatë Nica e zviceranit Lucien Favre ka ne radhët e saj nje lojtar thuajse te panjohur ai është Mikael Le Bihan qe ne te 68 dhe 85 shënon nje dygolesh dhe i jep fitoren skuadrës se tij. I future ne loje ne minutën e 60, ai vetëm 8 minuta me pas barazon dhe ne fund i jep fitoren kuqezinjve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë