E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kamioni përplaset me transformatorin në Pogradec, 200 familje pa energji elektrike

E gjithë kjo ka ardhur për shkak se një kamion i tonazhit të rëndë ka goditur një transformator në anë të rrugës që furnizon me energji elektrike këto familje.

Nga goditja është dëmtuar rëndë transformatori i cili ka dalë jashtë funksionit.

Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit pasi pas goditjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana tjetër, punonjësit e OSSHE po merren me zëvendësimin e transformatorit për të rikthyer energjinë elektrike për 200 familjet në fshatin Buçimas.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë