E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kamioni përplas këmbësorin

Një person humbi jetën ndërsa po kalonte ne anën tjetër te autostradës Durrës-Tiranë. Shtetasi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është goditur nga një kamion tip “Mercedes Benz”. Burime të policisë kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Xhafzotaj, ku mjeti që drejtohej nga shtetasi Orges Sina ka përplasur këmbësorin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia shoqëroi drejtuesin e kamionit për ta marrë në pyetje, ndërsa grupet hetimore po kryejnë verifikimet për zbardhjen e plote te ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë